LAJMI I FUNDIT:

Gjilani me kampanjë kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Gjilani me kampanjë kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Në Komunën e Gjilanit sot u mbajt takimi i përbashkët me të rinjtë gjilanas për promovimin e kampanjës kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe promovimin e lirisë së plotë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për liri të plotë të qytetarëve në përgjithësi.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Policisë së Kosovës sektori kundër trafikimit, Komuna e Gjilanit, Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi, OSBE, ICITAP, nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore shoqëria civile etj.


Shefi i kabinetit të kryetarit, Faton Bislimi, ka thënë se Gjilani është i vendosur në përkrahjen e fushatave informuese që kanë të bëjnë me tema e sfida që na preokupojnë të gjithëve, e një ndër to është edhe trafikimi me qenie njerëzore.

“Gjilani është njëra nga komunat më të sigurta në Kosovë falë angazhimit të institucioneve lokale dhe bashkëpunimit me PK-në, departamenteve dhe organizimeve të ndryshme në nivelin lokal që merren me punë konkrete në garantimin e sigurisë. Komuna e Gjilanit është e përkushtuar që këto dukuri t’i parandalojë para se ato të ndodhin dhe për këtë jemi në koordinim të vazhdueshëm edhe me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Shefi i Njësitit Kundër Trafikimit në Policinë e Kosovës në Gjilan, toger Misim Shala, tha se Kosova ka krijuar trupa dhe mekanizma mbrojtës që e ndihmojnë jashtëzakonisht shumë edhe PK-në në ndjekjen e kriminelëve e trafikantëve.

Eldin Buzkovic nga ICITAP-i Amerikan në Kosovë, ka thënë se Ambasada e SHBA-ve ka qenë gjithmonë mbështetëse e iniciativave që kanë për qëllim sigurinë publike dhe mbrojtjen e qytetarëve pa dallim moshe apo etnie, nga mundësia e trafikimit prej grupeve apo individëve të caktuar.

Ndërsa, përfaqësuesi i OSBE-së në Kosovë, Sande Kitanov, ka thënë se trafikimi i qenieve njerëzore mbetet një sfidë që duhet punuar gjatë në Kosovë dhe në këtë rrugë duhet të jenë së bashku të gjitha institucionet, për të parandaluar shfrytëzimin e qytetarëve nga rrjete, grupe apo individ të caktuar që radhiten në veprat kriminale.

Në emër të EVSB-ve, ka folur Shqipe Kastrati-Haziri, e cila ka potencuar se angazhimi do të jetë i vazhdueshëm me EVSB-të, në kuadër të promovimit të sigurisë publike në Komunën e Gjilan.

Në këtë takim, është shfaqur filmi “Rekrutuesi”, i cili përshkruan praktikisht tipat e rekrutuesve, grupeve kriminale që merren me këtë veprimtari shkatërruese të shoqërisë dhe është përcjellë nga një audiencë prej afro 100 të rinjve në sallën e Kuvendit të Komunës në Gjilan.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori