LAJMI I FUNDIT:

Gjilani fillon masat lehtësuese në disa sektorë ekonomik

Gjilani fillon masat lehtësuese në disa sektorë ekonomik

Komuna e Gjilanit ka vlerësuar gjendjen e përballjes me COVID-19 dhe Komiteti për Menaxhimin e Emergjencave, ka konfirmuar se gjendja është nën kontroll dhe nuk ka asnjë rast të ri me Coronavirus.

Gjilani ka nisur të krijojë masat lehtësuese të marra për parandalimin e Coronavirusit dhe ky lehtësim i masave duhet të vije gradualisht dhe me një kontroll, ka bërë të ditur kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Jemi duke hyrë në fazën e uljes së rasteve me COVID-19. Gjilani ka në tretman 26 raste të cilat po monitorohen në vazhdimësi nga ekipet e kujdesit shëndetësor, sikur që edhe rastet që janë duke u trajtuar në spital. Gjilani është duke zbatuar masat e reja që ka lansuar Qeveria e Kosovës për sektorin privat, duke filluar hapja graduale e bizneseve dhe ekonomisë. Komisioni komunal ka përgatitur të gjitha detajet lidhur me bizneset që duhet të punojnë”, ka potencuar Haziri, në konferëncën e sotme për media.

Ai ka theksuar se, sektori privat ka nevojë të mbështetjes dhe të funksionimit, sepse gjendja nëpër të cilën ka kaluar vendi për këta dy muaj, ka qenë vështirësi e madhe në stabilitetin e tyre.

Fillon hapja e disa bizneseve në Prishtinë
Lexo po ashtu Fillon hapja e disa bizneseve në Prishtinë

Në fushën e mbështetjes për rastet me gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale në këtë fazë të përballjes është rritur kartela e nevojave të mbështetjes.

“Deri në këtë fazë janë mbështetur 3,940 familje me pako sociale dhe janë nën kujdesin e vazhdueshëm të komisionit komunal. Prej tyre 120 familje janë rome, 88 serbe dhe 26 turke. Donacionet që kanë ardhur në Gjilan janë nga një shtrirje e gjerë, që nga bizneset, njerëzit e vullnetit të mirë, diaspora, shoqatat e ndryshme, etj.”, ka thënë kryetari Haziri. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori