Labeli "RedBox" kanë bërë sot një njoftim shumë të rëndësishëm për fansat e tij.

Ka qenë reperi Gjiko, ai i cili ka treguar se nesër (e enjte) do të mbajë një koncert humanitar në qytetin e Pejës, ku u ka bërë thirrje të gjithëve për prezencë.


gjikotheflyboy 15 11 2017 16 43 30 695

Koncerti do të mbahet në sallën “Karagaç” në Pejë, ndërsa është mbështetur nga komuna e Pejës.

Të ardhurat e mbledhura do të shkojnë në ndihmë të Egzon Gjukës nga Peja, i përfshirë ditë më parë në një aksident i rëndë që ndodhi në Pejë, dhe që e la me lëndime të shumta.

gjikotheflyboy 15 11 2017 16 43 35 383

Fillimi i koncertit është në ora 14:00, ndërsa të pranishëm mund të jenë edhe nxënësit e shkollave të mesme, kjo pasi nesër për ta është ditë pushimi.

Ndërkohë, iniciativës për ndihmë ndaj Egzonit i janë bashkuar shumë figura publike, të cilat vazhdimisht kanë bërë thirrje për ndihmë. /Telegrafi/