Prezantuesja e njohur Elita Rudi sot (e diel) feston ditëlindjen e 27-të.

Me këtë rast, urimet në rrjetet sociale ishin të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj.


Mirëpo, një urim të veçantë në ditën e rëndësishme e ka pranuar nga bashkëshorti i saj, reperi Gjiko.

Ky i fundit ka ndarë në Instagram një fotografi duke shkëmbyer puthje me Elitën, përmes së cilës zgjedh fjalët më të bukura për të uruar partneren e jetës.

“Urime ditëlindjen dashuria e jetës sime, nëna e fëmijës tim dhe rrahja e zemrës sime”, ka shkruar ai.

Çifti duken në formë të mirë dhe kanë arritur të jenë në fokus të fansave që numërojnë në rrjetet e popullarizuara sociale.

Gjiko dhe Elita përndryshe ruajnë një raport shumë të mirë dhe tashmë dyshja kanë edhe një djalë të quajtur, Zëri. /Telegrafi/