Hip hop ylli, Gjiko, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me projektin e ri.

“Distanca” ishte kënga më e re e reperit që erdhi edhe me videoklip.


Kënga është prodhim i producentit të hiteve, BigBang në shtëpinë, RedBox.

Klipi u punua nga Entermedia dhe është një klip që tërhoqi vëmendjen.

elita gjiko 1

Gjiko shfaqet duke aktruar krahas bashkëshortes së tij, Elita Rudi.

Njëkohësisht, ata konfirmuan me këtë videoklip se po bëhen prindër.

Kujtojmë se pak muaj më parë dyshja i dhanë fund beqarisë duke u martuar në një ceremoni luksoze martesore me shumë të ftuar nga skena e shoubizit.

Ndërkaq, Gjiko vazhdon me paraqitjet në koncerte anë e mbanë trojeve shqiptare. /Telegrafi/