LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti japonez i financave do të ofroj xhirollogari për kriptovaluta

Gjiganti japonez i financave do të ofroj xhirollogari për kriptovaluta
Bitcoin Cryptocurrency with Japan Yen money

Gjiganti japonez i financave “SBI Holdings” zyrtarisht ka filluar versionin publik të shkëmbimit të kriptovalutave, e njohur si VCTRADE dhe ky veprim erdhi pas disa muajsh vonese lidhur me kërkesat e rrepta të rregullatorëve.

“Hapja e llogarive për shkëmbim të kriptovalutave është në dispozicion për të gjithë individët nga mosha 20 deri 70 vjeç dhe që jetojnë në Japoni”, konfirmoi kompania duke shtuar se “aplikacionet për krijimin e llogarive nga klientët e korporatave nuk janë pranuar aktualisht”, përcjell Telegrafi.


Duke i përmbushur kërkesat e rrepta të sigurisë për shkëmbimet e kriptovalutave që shërbejnë në tregun e brendshëm, SBI tani ka një avantazh ndaj akterëve të tjerë.

Banka gjermane ofron llogari të dedikuara për kriptovaluta
Lexo po ashtu Banka gjermane ofron llogari të dedikuara për kriptovaluta

Edhe banka gjermane “Solarisbank” lansoi një shërbim të ri bankar i cili ka në fokus klientët e kriptovalutave dhe të teknologjisë Blockchain. /Telegrafi/