Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, duket se po afrohet drejt largimit pas vendimit të klubit për të nënshkruar me Lucas Chevalier nga Lyon për 40 milionë euro, duke e zëvendësuar në praktikë italianin si portierin e parë. 

Pas dështimit për të arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës, Donnarumma ka dy opsione -  të pranojë një transferim veror në vlerë prej 20-25 milionë eurosh ose të qëndrojë në PSG dhe të luftojë për rikthimin e vendit titullar, përpara se të largohet si lojtar pa pagesë në vitin 2026. 


Interi po ndjek me vëmendje këtë situatë. Klubi i Serie A e sheh Donnarumman si kandidat kryesor për të zëvendësuar Yann Sommerin, i cili pritet të përfundojë kontratën në vitin 2026. 

Burime raportojnë se Enzo Raiola, agjenti i Donnarummës, ka vizituar disa herë zyrat e Interit gjatë këtij viti për të diskutuar planet e ardhshme. 

Donnarumma 1 e1752390733612

Ndërkohë që negociatat mbi pagën mbeten delikate, Donnarumma ka refuzuar më parë ofertën e PSG-së prej 8 milionë eurosh plus 4 milionë euro në bonus. 

Interi ka shprehur qartë interesin për portierin dhe është gati të veprojë nëse ai do të jetë i lirë për transferim verën e ardhshme, sipas FCInterNews. 

Klubi thuhet se i ka kërkuar Raiolës që ta mbajë të informuar për hapat e ardhshëm të Donnarummas, duke sinjalizuar dëshirën për të ndjekur portierin me përvojë në rast të një mundësie./Telegrafi/

telegrafi sport app