Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund, Nico Schlotterbeck pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës.

Situata e tij kontraktuale dhe paqartësia rreth rinovimit kanë shtuar spekulimet për një largim të mundshëm në fund të sezonit.


Sipas raportimeve të Bild, eliminimi i Atalanta nga Liga e Kampionëve ka ndikuar në dinamikën mes klubeve të interesuara. Humbja e pësuar nga Dortmundi në ndeshjen e kthimit takim që Schlotterbeck e humbi ka zgjeruar hendekun mes dy skuadrave dhe ka rritur presionin mbi klubin gjerman.

Mbrojtësi i lindur në vitin 1999 është i lidhur me Dortmundin deri më 30 qershor 2027. Megjithatë, aktualisht një largim duket më i mundshëm sesa një zgjatje kontrate, ndërsa drejtuesit e klubit po përpiqen të gjejnë një marrëveshje të re me lojtarin.

Situata e tij po monitorohet nga disa klube të mëdha evropiane. Real Madrid e konsideron Schlotterbeck si një profil shumë interesant, sidomos në prag të ndryshimeve të mundshme në repartin defensiv. Largimi i pritshëm i David Alaba dhe pasiguria rreth rinovimit të Antonio Rüdiger e bëjnë përforcimin në mbrojtje një prioritet për madrilenët.

Në garë pritet të hyjë edhe Liverpool, i cili synon të forcojë vijën e prapme me një mbrojtës të nivelit të lartë dhe e sheh 26-vjeçarin si një opsion ideal.

Sa i përket çmimit, flitet për një shifër rreth 50 milionë euro, në përputhje me vlerën aktuale të tregut për qendërmbrojtësit e nivelit të lartë.

Me interesin në rritje dhe paqartësinë kontraktuale, vera pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Schlotterbeck. /Telegrafi/

telegrafi sport app