LAJMI I FUNDIT:

Gjigantët e teknologjisë do të përballen me gjoba nga Britania për videot e keqtrajtimeve ndaj kafshëve

Gjigantët e teknologjisë do të përballen me gjoba nga Britania për videot e keqtrajtimeve ndaj kafshëve

Kompanitë e rrjeteve sociale duhet që t’i largojnë përmbajtjet e keqtrajtimeve të kafshëve nga platformat e tyre, ose të përballen me gjoba që arrijnë deri në mbi 20 milionë euro.

Ndryshimi i fundit në Projektligjin e Sigurisë në internet vjen pas një hetimi të BBC Eye.


Ministrat thanë se hetimi “Monkey Hater” që zbuloi një rrjet global të torturës së majmunëve ishte një shembull i qartë se përse ishin të nevojshme ndryshimet, raporton BBC, transmeton Telegrafi.

Projektligji – i cili synon të kontrollojë internetin – pritet të bëhet një ligj gjatë kësaj vjeshte.

Videot e mizorisë ndaj kafshëve do të konsiderohen si një “shkelje prioritare” sipas një ndryshimi të ri të projektligjit – duke e sjellë atë në një linjë me pornografinë hakmarrëse, abuzimin seksual të fëmijëve dhe kërcënimet për vrasje.

Sipas propozimeve të reja, nëse platformat e mediave sociale nuk trajtojnë në mënyrë proaktive përmbajtjen e paligjshme dhe e heqin atë, ata do të përballen me gjoba që kapin shifrën deri në 10 për qind të të ardhurave të tyre vjetore globale. /Telegrafi/