LAJMI I FUNDIT:

Gjibraltari liron tankerin e kapur iranian

Gjibraltari liron tankerin e kapur iranian

Autoritetet e Gjibraltarit kanë vendosur të lirojnë tankerin Grace 1 pasi kanë marrë garanci zyrtare me shkrim nga qeveria iraniane se ata nuk do të shkarkojnë ngarkesën në Siri, njoftoi sot gazeta “Kronika e Gjibraltarit”.

“Mbi këtë bazë, kryeministri Fabian Picardo ka vendosur të revokojë urdhrin e ndalimit dhe të lejojë anijen të lundrojë”, njoftoi gazeta në Twitter, raporton Reuters.


Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së më parë ka kërkuar që të ndalohet tankeri iranian, pasi Gjibraltari hoqi dorë nga ngritja e padisë kundër ekuipazhit të anijes së ngarkesave Grace 1, të konfiskuar në korrik në brigjet e Gjibraltarit me dyshimin se transportonte naftë në Siri.

Ndryshe, Siria është nën sanksionet e BE-së që nga viti 2014. /kp/Telegrafi/