LAJMI I FUNDIT:

Gjetaj: Sivjet 28 raste të personave të zhdukur u janë dorëzuar familjeve

Gjetaj: Sivjet 28 raste të personave të zhdukur u janë dorëzuar familjeve

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur sot ka prezantuar raportin në të cilën janë përfshirë të gjitha aktivitet që ky komision ka ndërmarrë gjatë një viti për zbardhjen e fatit të të zhdukurve ku si rezultat i punës së tyre këtë vit 28 mbetje mortore iu janë dorëzuar familjarëve.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj tha se viti 2017 nuk është viti që  e përmbyll plagën e familjeve të personave të zhdukur.


Gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës së këtij komisioni, Gjetaj tha se 28 mbetje mortore iu janë dorëzuar  familjarëve prej të cilëve 6 raste të reja.

“Gjatë kësaj periudhe kohore me respektim të legjislacionit në fuqi dhe të drejtës së familjes për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre, familjarëve të të zhdukurve iu janë dorëzuar për rivarrim mbetjet mortore të 28 gjegjësisht 29 rasteve të personave të zhdukur të identifikuar nga të cilët gjashtë raste tëreja dhe 18 raste në kuadër të procesit të ribashkimit të mbetjeve mortore, ndërsa katë raste janë rivarrosur, do të thotë ende po ballafaqohemi me ribashkime, me keqidentifikueme”, tha Gjetaj.

Ndërsa, këshilltari politik i kryeministrit, Jahja Lluka tha se përkrahja politike nuk do të mungojë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve duke theksuar se kjo çështje mbetet edhe prioritet i Qeverisë

Lluka po ashtu tha ata si qeveri do të insistojë që dialogu për personat e pagjetur të kalojë në Bruksel pasi që nga dialogu në Vienë  nuk kanë hasur në rezultate.

Ai bëri të ditur se Qeveria e vendit ka mbështetur me 30 mijë euro familjarët e të zhdukurve për rehabilitim. Lluka shtoi se Serbia vetëm atëherë kur dëshiron të përfitojë nga institucionet ndërkombëtare do t’i tregojë vendndodhjen e varrezave masive.

“Lokacionet duhet të jemi të kujdesshëm në raport me kërkesat tona për hapjen e lokacioneve në Kosovë dhe në Serbi, mund të ketë në Kosovë lokacione por mos harroni të afërmit tanë janë në Serbi edhe duhet ta kemi të qartë se edhe Odalloviç i dinë shumi mirë ku janë lokacionet dhe në momentin kur t’i konvenon qeverisë së Serbisë për të përfituar diçka nga Bashkimi Evropian për të hapur një kapitull të ri për anëtarësim do t’i hap edhe arkivat e veta, kështu që të jemi të kujdesshëm ata kërkojnë të hapen dy lokacione në Kosovë dhe dy në Serbi na duhet ta kemi kërkesën e hapur, nëse kërkohen dy lokacione në Kosovë 20 do t’i kërkojmë në Serbi për shkak të numrit të viktimave që nuk i barabartë“, tha Lluka.

Ai po ashtu tha se Ligji për Persona të Zhdukur duke qenë prioritet i Qeverisë do të ndryshohet.

Ndërsa, drejtori i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Çerkini ka kërkuar që prioritet kryesor të mbetet zbardhja e fatit të personave të zhdukur.

Ai tha se sot dëgjuan një raport të thuktë nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Ndërsa,  ai shtoi se nëse nuk kanë fuqi për të zbardhur këtë çështje duhet të thuhet,  por më e vështirë do të ishte nëse mund e nuk duan.

“Gjithmonë po thirret se  nuk kemi informata të sakta, brenda në Kosovë ato informata të cilat janë të sakta dhe thuhet se janë ekzekutua 23 vetë qitu e janë varrosur një nga një qitu duhet të kryhet lokacioni a ka mundësi shteti qato mi kry… Për që nuk po mujmë e spo kemi fuqi duhet të thuhet por që mujm e nuk po dojmë qajo është e vështirë. Ne dimë që në Kosovë i kemi miqtë që na kanë çliru dhe na kanë thanë ne iu kemi çliru dhe  paqen iu keni me përpunu për me përpunu paqen zbardhja e fatit të të pa gjeturve është numër një“, tha Çerkini.

Ndryshe familjarët kërkuan që t’i bëhet presion Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet e vendit duke përfshirë edhe Senatin Amerikan ku përmes senatorit Eliot Engel senatit i është dërguar edhe regjistri dhe raporti për personat e zhdukur.

Ndryshe janë të evidentuar edhe 1654 presona sit ë zhdukur në Kosovë./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori