LAJMI I FUNDIT:

Gjetaj: Kemi kërkuar pamjet vizuale satelitore të NATO-së gjatë bombardimeve (Video)

Gjetaj: Kemi kërkuar pamjet vizuale satelitore të NATO-së gjatë bombardimeve (Video)

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj, ka thënë se vazhdimisht kanë kërkuar që tu jepen pamjet vizuale satelitore të NATO-së gjatë bombardimeve në Kosovës, në mënyrë që të shihet vendndodhja e varrezave masive të kosovarëve të vrarë gjatë luftës.

Gjetaj në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel, ka thënë se çështja e personave të pagjetur po vazhdon të mbetet peng politik.


E, duke folur për gjetjet mortore të së enjtes në Prizren, në varrezat ortodokse, Gjetaj ka thënë se do të presin rezultatet e ADN-së. /Tribuna/