LAJMI I FUNDIT:

Gjermania do të vazhdoj mbështetjen për AVUK-un

Gjermania do të vazhdoj mbështetjen për AVUK-un

Ambasadori Gjerman në Kosovë, Christian Heldt sot vizitoj Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë se bashku me German Jeub, Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë për Ushqim dhe Bujqësi në Berlin Gjermani dhe udhëheqësin e autoritetit për mbrojtje të konsumatorit dhe kontroll të ushqimit të landit të Saksonisë së Ulët. Për t’u njohur nga afër me punën dhe të arriturat ne këtë institucion.

Kryeshefi Ekzekutiv i AVUK, Valdet Gjinovci, u shprehu mirëseardhje duke vlerësuar se Gjermania është partner i rëndësishëm për Kosovën, ku në vazhdimësi bashkëpunim mes dy vendeve ka qen frytdhënës në ngritje të kapaciteteve të autoritetit duke potencuar bashkëpunimin me homologun e tij Haunhorst, President ne Zyrën Shtetërore për Mbrojtje te Konsumatorit dhe Siguri Ushqimore nga Saksonia e Ulët (LAVES).


Gjinovci tutje tha se Gjermania është një prej donatoreve më të mëdhenj që kemi dhe do të thellojmë bashkëpunimin bilateral, se të dyja vendet janë të lidhura në marrëdhënie të ngushta tregtare të cilat janë duke u zhvilluar tutje

Ambasadori Heldt theksoi se Gjermania është një nder vendet e para qe e ka njohur pavarësinë e Kosovës e cila aktualisht është duke e përmbushur 10 vjetorin e saj.

Ai përgëzoj AUV-në për laboratorët dhe pajisjet moderne dhe funksionale të cilat i posedon. Bashkëpunimi sa i përket sigurisë ushqimore ndërmjet ekspertëve gjerman dhe kolegeve kosovar ka fillet e tij duke filluar që nga viti 2008. Gjermania përkrah Kosovën ne arritjen e qëllimeve te saj integruese drejt BE duke përfshirë përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës për të plotësuar standardet e sigurisë ushqimore të BE-së.

Te dy palët u pajtuan se konsumatorët kosovar dhe evropian kërkojnë siguri në ushqim dhe cilësi te lart të ushqimit. Gjithashtu, siguria ushqimore është parakushte i domosdoshëm për promovimin e eksportit të produkteve bujqësore dhe për zhvillim ekonomik të vendit. Ku qëllim kryesor është që konsumatorët të besojnë ne sigurinë e ushqimit te tyre. Përveç legjislacionit të duhur dhe pajisjeve te nevojshme, është e domosdoshme që të jetë në dispozicion stafi i aftësuar dhe i trajnuar mirë në AUV.

“Bota do të jetë e hapur për prodhuesit kosovar nëse ata i përmbushin standardet evropiane të cilat janë prej standardeve me të larta në botë”, tha Jeub. /Telegrafi/