Numri i të huajve në Gjermani u rrit me 1.8 për qind në vitin 2020.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave, kjo është rritja më e vogël në dhjetë vitet e fundit.
Në Gjermani janë regjistruar një shumë totale prej 11.4 milionë persona pa pasaportë gjermane.
Numri i të huajve në Gjermani u rrit me 1.8 për qind apo 204 mijë vitin e kaluar krahasuar me një vit më parë.
Rritja e lehtë në vitin kur filloi pandemia COVID-19 lidhet me një rënie në imigracionin neto: regjistri qendror i të huajve regjistroi vitin e kaluar 740 mijë të huaj të ardhur dhe 479 mijë të huaj që ishin larguar vitin e kaluar. Nga kjo rezulton një imigrim neto prej rreth 262 mijë persona për vitin 2020. Në vitin 2019, u regjistruan 923 mijë të ardhur dhe 547 mijë të larguar.
Sipas informacionit, në fund të vitit 2020 jetonin në Gjermani rreth 107 mijë ose 2.2 për qind më shumë të huaj nga vendet e Bashkimit Evropian sesa një vit më parë. Shkalla e rritjes ishte kështu në nivelin e vitit të kaluar, me 2.3 për qind.
Rritja e popullsisë së huaj nga vendet jashtë BE-së, nga ana tjetër, më shumë se u përgjysmua në krahasim me vitin e kaluar. Ajo u ul nga 3.3 për qind në vitin 2019 në 1.5 për qind në vitin 2020. /Deutsche Welle/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur