LAJMI I FUNDIT:

Gjermania rivendosë kontrollet kufitare me Republikën Çeke dhe rajonin austriak Tirol – për shkak të varianteve të COVID-19

Gjermania rivendosë kontrollet kufitare me Republikën Çeke dhe rajonin austriak Tirol – për shkak të varianteve të COVID-19

Gjermania do të mbyllë kufijtë e saj me Republikën Çeke dhe rajonin austrian Tirol – të dyja zonat me norma të larta infektimi të varianteve ngjitëse të COVID-19.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, Horst Seehofer i tha gazetës Süddeutsche Zeitung se masa do të hyjë në fuqi të dielën në mbrëmje, me disa përjashtime që janë aktualisht në diskutim.


Tiroli dhe rajonet çeke në kufi me Gjermaninë do të klasifikohen në listën e territoreve shumë të prekura nga mutacionet e virusit, tha Seehofer.

Kështu, udhëtarët që vijnë nga zona të caktuara të Austrisë ose Republikës Çeke do të duhet të japin prova të një testi negativ të coronavirusit për të hyrë në Gjermani, një kërkesë që do të paraqesë një pengesë për mijëra punëtorë ndërkufitarë.

Siç thuhet më tej, nuk është e qartë për sa kohë do të zgjasin kontrollet kufitare.

Guvernatori i Bavarisë, Markus Soeder, shteti i të cilit kufizohet me Austrinë dhe Republikën Çeke, tha të enjten më parë se në rast të një veprimi të tillë nga qeveria federale, Bavaria do të kërkojë leje për të ngritur “pika kufitare” ku udhëtarët që nuk paraqesin një test negativ për COVID-19 do të kthehen prapa.

Ai vlerësoi masat e marra nga Republika Çeke për të përmbajtur përhapjen e varianteve të virusit dhe kritikoi autoritetet në Tirol, duke thënë që ato duket se nuk po e merrnin seriozisht çështjen.

Lista e kufizuar e Gjermanisë tashmë përfshin vende të tilla si Britania, Afrika e Jugut, Brazili dhe Portugalia, të gjitha vendet nga të cilat udhëtimet më të mëdha u ndaluan në fund të janarit.

Këto kufizime nuk prekin gjermanët që jetojnë në ato vende, shtetasit nga ato vende që jetojnë në Gjermani, si dhe udhëtarët tranzit ose trafikun e mallrave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori