LAJMI I FUNDIT:

Gjermania rihap ambasadën e Damaskut, 13 vjet pasi lufta siriane detyroi mbylljen e saj

Gjermania rihap ambasadën e Damaskut, 13 vjet pasi lufta siriane detyroi mbylljen e saj

Gjermania ka rihapur ambasadën e saj në Damask, 13 vjet pasi ajo u mbyll në fazën e hershme të luftës civile në Siri.

Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock rihapi misionin gjatë një vizite në kryeqytetin sirian, udhëtimi i saj i dytë në vend që nga rënia e ish-presidentit Bashar al-Assad në dhjetor, përcjell Telegrafi.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme, Baerbock tha se udhëtimi i saj synon të rinovojë mesazhin se “një fillim i ri politik midis Evropës dhe Sirisë, midis Gjermanisë dhe Sirisë është i mundur”.


Por ajo shtoi se kjo vjen me “pritshmëri të qarta se ka liri, siguri dhe mundësi në Siri për të gjithë njerëzit – për gratë dhe burrat, për njerëzit që u përkasin të gjitha grupeve etnike dhe feve”.

Përleshjet në fillim të këtij muaji midis luftëtarëve besnikë ndaj forcave të al-Assadand të sundimtarëve të rinj të vendit shkaktuan dhunën më të keqe që nga lufta civile, duke lënë të vdekur rreth 1,000 njerëz, shumica e të cilëve anëtarë të pakicës alavite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin i premtoi Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Putin i premtoi Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Evropa
Trump nënshkruan vendimin për shuarjen e Departamentit të Arsimit

Trump nënshkruan vendimin për shuarjen e Departamentit të Arsimit

Amerika
Të gjitha vendet e BE-së konfirmojnë mbështetjen për kufijtë e Ukrainës – përveç njërit

Të gjitha vendet e BE-së konfirmojnë mbështetjen për kufijtë e Ukrainës – përveç njërit

Botë
Raportet e Inteligjencës Britanike: Gati një milion viktima ruse në Ukrainë

Raportet e Inteligjencës Britanike: Gati një milion viktima ruse në Ukrainë

Evropa
Gjermania me këshilla të udhëtimit në SHBA pas arrestimit të qytetarëve të saj

Gjermania me këshilla të udhëtimit në SHBA pas arrestimit të qytetarëve të saj

Evropa
Udhëheqësit e BE-së, përveç njërit, kundërshtojnë kërkesën e Putinit për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën

Udhëheqësit e BE-së, përveç njërit, kundërshtojnë kërkesën e Putinit për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori