Rohde i kërkon Kurtit zgjedhjen e menjëhershme të kryeparlamentarit dhe formimin e Qeverisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Ambasadori gjerman njoftoi sot përmes një postimi në rrjetin social Blue Sky se në këtë takim ka theksuar rëndësinë e zgjedhjes sa më të shpejtë të kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.
“Faleminderit për takimin produktiv, Kryeministër! Edhe një herë theksova përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për të arritur heqjen sa më të shpejtë të masave ndaj Kosovës. Po ashtu, theksova rëndësinë e zgjedhjes së menjëhershme të kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re”, shkroi Rohde në BlueSky.
Gjatë takimit, Kurti ka uruar ambasadorin për përfundimin me sukses të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të këtij shteti ndaj Kosovës.
Thanks for the productive meeting, Prime Minister! I once again emphasized Germany’s ongoing efforts to have the measures against Kosovo lifted as soon as possible. I also highlighted the importance of swiftly electing the Parliament's Speaker and forming the new government.
— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) April 10, 2025 at 1:54 PM













































