LAJMI I FUNDIT:

Gjermania përballë Anglisë, Italia luan ndaj Hungarisë – formacionet zyrtare

Gjermania përballë Anglisë, Italia luan ndaj Hungarisë – formacionet zyrtare
(Foto: Twitter/Germany)

Gjermania dhe Anglia janë vënë përballë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve në sfidën që zhvillohet në Allianz Arena.

Gjigantët e futbollit botëror kanë zhvilluar nga një ndeshje grupore, ku Die Mannschaft kanë luajtur baras (1-1 ndaj Italisë), ndërsa Tre luanët kanë humbur (1-0 nga Hungaria).


Formacioni startues i Gjermanisë: Neuer; Klostermann, Schlotterbeck, Rüdiger, Raum; Gündogan, Kimmich, Musiala; Havertz, Müller, Hofmann.

Formacioni startues i Anglisë: Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Phillips, Rice, Saka; Sterling, Kane, Mount.

(Foto: uefa.com)

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Italisë dhe Hungarisë në Stadio Dino Manuzzi në Cesena.

Formacioni startues i Italisë: Donnarumma; Calabria, Mancini, Bastoni, Spinazzola; Barella, Cristante, Pellegrini; Gnonto, Raspadori, Politano.

Formacioni startues i Hungarisë: Dibusz; Lang, Orban, At.Szalai; Nego, A.Nagy, Schafer, Z.Nagy; Sallai, Szoboslai, Ad.Szalai.

(Foto: uefa.com)

/Telegrafi/