LAJMI I FUNDIT:

Gjermania i ofron sërish ndihmë Shqipërisë nëpërmjet strukturave të BE-së

Gjermania i ofron sërish ndihmë Shqipërisë nëpërmjet strukturave të BE-së

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të saj nga Shqipëria, Edi Rama.

“Me një tronditje të madhe mësova për tërmetin në Shqipëri, ku gjetën vdekjen shumë njerëz dhe një numër i madh u plagosën. Dëshiroj t’ju shpreh pjesëmarrjen time të sinqertë. Mendimet tona janë te viktimat dhe të lënduarit. E di edhe dhimbjen që ju desh të përjetonit Ju dhe familja Juaj e ngushtë”, shkruan kancelarja gjermane.

“Ne shprehim  ngushëllimet tona më të thella për ju dhe për të gjithë njerëzit në Shqipëri që kanë humbur të dashurit e tyre si rezultat i tërmetit. Të lënduarve u urojmë shërbim të shpejtë”, shkruan më tej kancelarja gjermane dhe shton: “Gjermania dhe Bashkimi Evropian do t’ju mbështesin në këtë kohë të vështirë”.

Është e hera e dytë që  Gjermania ofron ndihmën e saj për Shqipërinë nëpërmjet strukturave të BE-së.

Në kuadër të mekanizmit të emergjencës së BE-së, ajo iu përgjigj menjëherë thirrjes së Shqipërisë për ndihmë dhe ofroi një skuadër shpëtimi dhe pajisje.

Sipas burimeve të DW, në marrëveshje me autoritetet shqiptare dhe mekanizmin koordinues u vendos që në Shqipëri nga Gjermania të dërgoheshin dy vullnetarë të Asistencës së Ndihmës Teknike (THW) .

Të mërkurën pritet të shkojë në Shqipëri një delegacion i Komisionit të ri të BE-së për biseduar për ndihmën e mëtejshme ndaj Shqipërisë.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 në bregdetin qendror të Shqipërisë ishte i  shkallës 6,3 ballë dhe u ka marrë jetën deri tani  51 njerëzve. Afro 700 vetë kanë marrë ndihmë spitalore. Sipas një statusi të publikuar në media sociale të të birit të kryeministrit të Shqipërisë, Greg Rama, një nga viktimat ishte edhe shoqja e këtij të fundit, e cila u shuajt me të gjithë pjesëtarët e familjes. Të hënën, më 2 dhjetor 2019, Ambasada e Shqipërisë në Berlin do të hapë dyert për qytetarë dhe institucione  që duan të  shkruajnë diçka në  librin e ngushëllimeve. /DW/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori