LAJMI I FUNDIT:

Gjermania në “ofensivë ushtarake”, planifikon 18 kontrata këtë vit – furnizim me dronë izraelitë, aeroplanë e helikopterë

Gjermania në “ofensivë ushtarake”, planifikon 18 kontrata këtë vit – furnizim me dronë izraelitë, aeroplanë e helikopterë

Kontratat e parashikuara të jepen këtë vit kapin shumën prej 25 milionë euro, njoftojnë gazetat “Handelsblatt” dhe “Bild”.

Burimet e këtyre gazetave thonë se 18 kontratat e parashikuara për këtë vit janë pjesë e projekteve të shumta të nisura në janar dhe shkurt, kur është paraqitur një listë e pajisjeve të domosdoshme të ushtrisë gjermane.


Autoritetet e ministrisë së Mbrojtjes e kanë konfirmuar se ekzistojnë planet e këtilla, por pa dhënë detaje të tjera.

Gazeta Welt njofton se ndër projektet e parashikuara është edhe blerja e dronëve izraelitë HeronTP, për të cilët partitë e Unionit dhe SPD kanë rënë dakord edhe në marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Marrëveshja për nëntë vitet e ardhshme do të kushtojë 1,024 miliardë Euro.

Marrëveshjet për shfrytëzimin e dronëve Heron 1 në Afganistan dhe Mali do të zgjatet për periudhën deri në shkurt të vitit 2020.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes tha se dronët duhet të jenë të afta edhe për bartjen e armëve, por vendimi nëse vërtet do të jenë të armatosura në misionet e tyre do të merret më vonë.

Marrëveshja e koalicionit nuk parasheh përdorimin e dronëve të armatosur në misionet e tyre në këto vende.

Lidhur me pajisjet dhe armatimet duhet të darkordohet edhe Bundestagu, pas konstatimit nëse kontratat janë në përputhje me Kushtetutën, të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat etike.

Huazimi i dronëve izraelite është një nga projektet më të rëndësishme të armatimeve në ministrinë e Mbrojtjes.

Marrëveshja ka dështuar në mandatin e kaluar për shkak të rezistencës së partisë socialdemokrate.

Më shumë avionë dhe helikopterrë

Bundeswehri duhet të pajiset edhe me shtatë helik

Helikopterë dhe gjashtë avionë transportues C-130J Hercules, të cilët prodhohen në Évreux të Francës.

Ministrja von der Leyen do të vazhdojë edhe marrëveshjen për përdorimin e avionëve ukrainas Antonov, në periudhën 2019 – 2021.

Qëllimi është që të zvogëlohen pasojat nga prishjet e mundshme të avionëve Airbus A400M.

Në listën e gjërave që do të porositen është edhe teknologjia e radarëve për Eurofighter, pajisjet detektuese, përmirësimin e tankseve Puma, helikopterët NH90, hedhësit e raketave dhe gjëra të tjera.

Janë planifikuar edhe një sasi e uniformave të reja për misionet luftarake.

Financimi i paqartë

Por financat për këto projekte ende nuk janë siguruar në tërësi. Autoritetet thonë se kjo është një listë aktuale. Ndërsa realizimi i projekteve varet nga financimi dhe ligji për buxhetin e vitit 2018. /dw/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori