LAJMI I FUNDIT:

Gjermania ndryshon kufizimet e karantinës për udhëtarët e BE-së

Gjermania ndryshon kufizimet e karantinës për udhëtarët e BE-së

Disa shtete gjermane kanë lejuar restorantet të shërbejnë edhe një herë mysafirët.

Masat e bllokimit kontribuan në një tkurrje prej 2.2% të GDP-së në tremujorin e parë, duke e shtyrë Gjermaninë në recesion, transmeton Telegrafi.


Gjermania tani po planifikon të lirojë kufizimet për udhëtarët nga BE, zona e Shengenit dhe Britania e Madhe, njoftoi Ministria e Brendshme.

Një periudhë karantine do të këshillohet vetëm për ata që vijnë nga vendet me shkallë të lartë të infeksionit.

Detaje se si të bëhet kjo ende po përpunohen, por deri atëherë një karantinë e imponuar do të ketë vetëm për udhëtarët jashtë bllokut të BE-së. /Telegrafi/