LAJMI I FUNDIT:

Gjermania ndalon marshin e mohuesve të coronavirusit në Berlin

Gjermania ndalon marshin e mohuesve të coronavirusit në Berlin

Rreth njëzet mijë protestues ishin në qendër të Berlinit në fillim të gushtit, duke u ankuar se masat anti-coronavirus, të tilla, si vendosja e maskës në fytyrë, shkelnin të drejtat dhe liritë e tyre.

Organizatorët e marshit, të cilët pretenduan se kanë mbështetjen e 1.3 milion njerëzve, vendosën të mbanin një protest tjetër nën flamurin “Rally for Freedom”. Por autoritetet e Berlinit tani e kanë ndaluar atë, raporton BBC.


Duke përshëndetur vendimin, senatori i brendshëm i Berlinit, Andreas Geisel tha se marshuesit e 1 gushtit injoruan qëllimisht rregullat anti pandemi – distanca sociale dhe mbulimi i fytyrës, transmeton Telegrafi.

“Ky nuk është një vendim kundër lirisë së tubimit, por një vendim për t’u mbrojtur nga infektimi”, tha ai.

Me moton, “Coronavirusi nuk ekziston” - Mijëra protestues kundër qeverisë gjermane
Lexo po ashtu Me moton, “Coronavirusi nuk ekziston” - Mijëra protestues kundër qeverisë gjermane

Geisel nuk ishte i gatshëm të lejonte “mohuesit e coronavirusit” dhe grupet e ekstremit të djathtë të abuzonin me Berlinin.

Pandemia e COVID-19 e Gjermanisë ka shkaktuar më pak viktima sesa në vendet e tjera të Evropës Perëndimore, me 9.280 vdekje të regjistruara.

Por infeksionet janë rritur në javët e fundit dhe qeveria ka zgjatur ndalimin e hyrjes të qytetarëve të 160 vendeve jashtë BE-së deri më 14 shtator. /Telegrafi/