LAJMI I FUNDIT:

Gjermania kusht tjetër Serbisë, për anëtarësim në BE: Vendosni sanksione Rusisë!

Gjermania kusht tjetër Serbisë, për anëtarësim në BE: Vendosni sanksione Rusisë!

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, i ka dërguar një mesazh të qartë Serbisë, duke thënë se në qoftë se dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Kjo, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, do të thotë që BE-ja pret që Beogradi të harmonizojë politikën e saj me Brukselin dhe të vendosë sanksione ndaj Moskës.


Ky kusht, shkruajnë tutje mediat serbe, ngrit pyetjen – a munden kërkesat e BE-së të pengojnë marrëdhëniet miqësore dhe të detyrojnë Serbinë të heqë dorë nga aleati i saj Vladimir Putin?

“Pajtueshmëria me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së është për shumë vende kandidate çështje e komplikuar dhe komplekse, dhe në rastin e Serbisë do të thotë nevoja për të miratuar sanksione kundër Rusisë”, citohet të ketë thënë Schieb.

Ai shpjegoi se Serbia është e lirë për të vazhduar bashkëpunimin e sigurisë me Rusinë, por duhet të sigurojnë që ajo nuk bie ndesh me detyrimet e marra përsipër si një kandidat, të tilla si mbrojtja e informacionit konfidencial dhe deponimi i të dhënave.

Në këtë drejtim, Jadranka Joksimoviq, ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë, ka thënë se Serbia ka angazhime të qarta nga procesi.

“Serbia kontribuon ndjeshëm në politikën e përbashkët të sigurisë së jashtme të BE-së dhe ky kapitull nuk është vetëm për marrëdhëniet me Federatën Ruse, por është shumë më i gjerë”, ka thënë Joksimoviq.

Ndryshe, Gjermania i kishte vënë edhe një kusht tjetër Serbisë, për anëtarësim në BE, duke thënë se për këtë, duhet që të ketë edhe marrëveshje përfundimtare me Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori