LAJMI I FUNDIT:

Gjermania e Franca kërkojnë përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi

Gjermania e Franca kërkojnë përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi

Bashkë me emisarin e BE-së në dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, të premten do të qëndrojnë në Kosovë edhe dy këshilltarët kryesorë për politikë të jashtme të kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidentit të Francës Emmanuel Macron.

Nga profesorët ndërkombëtarë, angazhimi i tyre shihet shumë pozitiv, mirëpo thonë se si Gjermania ashtu edhe Franca kërkojnë angazhim më të drejtpërdrejtë për përfundimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Për politikën e jashtme, Jens Ploetner është personi i parë që, kancelari gjerman Olaf Scholz merr këshilla.


Por, këtë javë Ploetner ka marr edhe një angazhim shtesë nga lideri gjerman.

Ai do të jetë pjesë e ekipit të ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku gjatë se premtes do të qëndrojnë për vizitë në Kosovën e më pas edhe në Serbi.

E bashkë me Lajçak dhe Ploetner, do të jetë edhe një diplomat tjetër francez.

Bëhet fjalë për Emmanuel Bonne, i cili është këshilltar diplomatik i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Profesori Amerikan, Chris Dolan, për RTV Dukagjini thotë këta këshilltar edhe me herët kanë pasur rolin kryesor në prapaskenat e përfshirjes së liderëve të tyre në këtë proces.

“Pikëpamja ime është se këta këshilltarë janë duke bërë pjesën më të madhe të punës në prapaskenë. Por, janë vetë liderët që po vendosin agjendën dhe tonin e bisedimeve. Ajo që mund të them është se Macron dhe Scholz po i kanë qëllimet e tyre afatgjate dhe shumë të qarta në këtë rajon, ndërsa këshilltarët individualisht janë dukë bërë  u marrë me detajet aktuale diplomatike. Fitoret e vogla me kalimin e kohës do të shtohen”, ka deklaruar Dolan.

Ndërkohë, nga analistët ndërkombëtarë po kërkohet përfshirja direkte e Francës dhe Gjermanisë në këtë proces.

“Angazhimi i dy këshilltarëve të politikës së jashtme nga dy liderët më të fuqishëm në Evropë, Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron, për të ndihmuar Miroslav Lajçakun në ndërmjetësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, është bërë për arsye që dialogu është bërë shumë teknik tashmë. Ata nëpërmjet këtyre dy këshilltarëve, me shumë përvojë në politikën e jashtme, dëshirojnë që ky dialog të përshpejtohet dhe që të dy shtetet të përfshihen më shumë në këtë proces”, ka thënë analisti gjerman Bodo Weber

Sipas Weber synimi i dy shteteve më të fuqishme evropiane është edhe përfundimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi parë që kohëve të fundit situata në këtë dy shtete është tensionuar shumë, dhe arsyeja e këtyre dy angazhimeve nga Scholz dhe Macron po bëhet për të ngritur dialogun në një nivel tjetër të lartë, dhe të përfundohet sa më shpejtë”, është shprehur Weber.

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz e presidenti i Francës Emmanuel Macron, për këtë vendim kanë njoftuar ditë më parë nëpërmjet një letre drejtuar Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit, ku mes tjerash edhe i është kërkuar të jenë gati për vendime të vështira. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe

Mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe

Lajme
Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Lajme
Kurti në Sarajevë: Ka më shumë shqiptarë në Serbi se serbë në Kosovë

Kurti në Sarajevë: Ka më shumë shqiptarë në Serbi se serbë në Kosovë

Lajme
KMDLNj kritikon procesin gjyqësor të Speciales: Gjykatë raciste, mbi Kushtetutën dhe shtetin e Kosovës

KMDLNj kritikon procesin gjyqësor të Speciales: Gjykatë raciste, mbi Kushtetutën dhe shtetin e Kosovës

Drejtësi
Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc

Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc

Lajme
Vetaksident te rrethi i Çagllavicës, vetura përfundon në dyqan

Vetaksident te rrethi i Çagllavicës, vetura përfundon në dyqan

Kronika e Zezë
Kalo në kategori