LAJMI I FUNDIT:

Gjermania dhe Suedia miratojnë vaksinën e AstraZeneca, edhe për ata mbi 65 vjeç

Gjermania dhe Suedia miratojnë vaksinën e AstraZeneca, edhe për ata mbi 65 vjeç

Komisioni i vaksinave të Gjermanisë tani ka rekomanduar vaksinën e AstraZeneca/Oxford për Covid-19, edhe për njerëzit mbi moshën 65 vjeç.

“Komisioni i vaksinave tani rekomandon vaksinën AstraZeneca edhe për njerëzit mbi 65 vjeç. Ky është një lajm i mirë për njerëzit e moshuar që po presin të marrin vaksinën”, tha ministri i shëndetësisë, Jens Spahn, përcjell Telegrafi.


Gjermania kishte thënë më parë se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të miratuar vaksinën për njerëzit e moshuar, por ka ndryshuar pozicionin e saj pas studimeve të fundit.

“Të dhënat e reja tregojnë gjithashtu se vaksina është edhe më efektive kur doza e parë dhe e dytë administrohen brenda 12 javësh”, citohet të ketë thënë Spahn.

Përveç Gjermanisë, bëhet e ditur se edhe Suedia gjithashtu ka zgjatur rekomandimin e saj për vaksinën AstraZeneca/Oxford për Covid për njerëzit e moshës mbi 65 vjeç.

Së bashku me një numër vendesh të tjera evropiane që tani po ndryshojnë politikën e tyre, Suedia më parë kishte ndaluar rekomandimin e vaksinës për të moshuarit, duke përmendur mungesën e hulumtimeve mbi atë grup. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropa
Kalo në kategori