LAJMI I FUNDIT:

Gjermania bëhet ekonomia e tretë më e madhe në botë, lë pas një shtet të fuqishëm aziatik

Gjermania bëhet ekonomia e tretë më e madhe në botë, lë pas një shtet të fuqishëm aziatik

Japonia ka hyrë në recesion, duke u bërë ekonomia e katërt më e madhe, pas SHBA-së, Kinës dhe tani Gjermanisë.

Ekonomia e Japonisë është tani e katërta më e madhe në botë pasi u tkurr në tremujorin e fundit të 2023 dhe ra pas shtetit gjerman.


Qeveria japoneze raportoi se ekonomia u tkurr me një normë vjetore prej 0.4 për qind në muajin tetor deri në dhjetor, sipas të dhënave të Zyrës së Kabinetit mbi GJDP-në, megjithëse u rrit 1.9 për qind në tërë vitin 2023.

Ai u tkurr me 2.9 për qind në periudhën korrik-shtator. Dy tremujorë të njëpasnjëshëm të tkurrjes konsiderohen si një tregues që ekonomia është në një recesion teknik, raporton euronews.

Ekonomia e Japonisë ishte e dyta më e madhja deri në vitin 2010, kur ajo u tejkalua nga ajo e Kinës.

GJDP-ja nominale e Japonisë arriti në 4.2 trilionë dollarë vitin e kaluar, ndërsa ajo e Gjermanisë ishte 4.4 trilionë dollarë.

Por, pse ka pësuar rënie ekonomia e Japonisë?

Një jen më i dobët japonez ishte një faktor kyç në rënien në vendin e katërt, pasi llogaritjet e GJDP-së nominale bëhen me dollarë.

Të martën në mbrëmje, zyrtarët japonezë u përpoqën të vinin në mbrojtje të jenit. Megjithatë, paralajmërimet e rrepta rezultuan të paefektshme, për momentin. /Telegrafi/