LAJMI I FUNDIT:

Gjermania akuzon Shërbimin Ushtarak rus të Inteligjencës për ‘sulme kibernetike’ dhe ‘ndërhyrje në zgjedhje’

Gjermania akuzon Shërbimin Ushtarak rus të Inteligjencës për ‘sulme kibernetike’ dhe ‘ndërhyrje në zgjedhje’

Prokurorët Federalë kanë njoftuar se kanë hapur rast “nën dyshimin e spiunazhit” për sulme të dyshuara kibernetike kundër ligjvënësve gjerman, përpara zgjedhjeve të cilat do të mbahen më 26 shtator.

Autoritete gjermane kanë fajësuar Rusinë dhe Shërbimin Ushtarak të Inteligjencës (GRU) për këto sulme, të cilat janë realizuar kryesisht përmes përdorimit të metodës “phishing” dhe metodave të tjera.


Berlini këtë javë kishte kritikuar ashpër atë që u quajt përpjekje ruse për të ndikuar në zgjedhjet e 26 shtatorit të një parlamenti të ri dhe pasardhësin e ri të Angela Merkelit.

Zëdhënësja e Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, Andrea Sasse ka deklaruar se “këto sulme mund të shërbejnë si përgatitje për operacionet e ndikimit siç janë fushatat e dezinformimit të lidhuara me zgjedhjet parlamentare”.

Autoritete gjermane kanë arritur të identifikojnë se autorë të këtij sulmi janë hakerë nga grupi “Ghostwriter” i Rusisë, i cili thuhet se është i specializuar në përhapjen e dezinformatave.

Para zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani, Rusia dezinformon për të mbjellë mosbesim në rrjete sociale
Lexo po ashtu Para zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani, Rusia dezinformon për të mbjellë mosbesim në rrjete sociale

Inteligjenca gjermane beson se ata janë përpjekur të kenë qasje në llogaritë private të e-mail adresave të deputetëve federal dhe rajonal.

Gazeta gjermane “Der Spigel” ka raportuar se autoritetet gjermane deklarojnë se GRU qëndron pas sulmeve dhe ka vënë në shënjestër veçanërisht politikanë nga Kristian Demokratët (CDU) dhe Social Demokratët në Gjermani (SPD).

Shërbimi gjerman i Inteligjencës (BND) kishte paralajmëruar edhe muaj më parë për mundësinë e keqpërdorimit të dhënave personale të shtetasve nga hakerë rus, të cilat pastaj mund të përdoreshin para zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani.

Edhe politikanë, studiues dhe analistë të ndryshëm gjerman dhe ndërkombëtarë, kanë reaguar pas këtyre sulme kibernetike nga Rusia duke i lidhur ato drejtpërdrejtë me GRU dhe presidentin rus Vladimir Putin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Botë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Kalo në kategori