LAJMI I FUNDIT:

Gjermani, refugjatët po konvertohen nga myslimanë në të krishterë (Video)

Gjermani, refugjatët po konvertohen nga myslimanë në të krishterë (Video)

Mijëra refugjatë në Gjermani janë konvertuar nga feja Islame në atë të krishterë, pavarësisht rrezikut që bart për ta një veprim i tillë.

“Deutsche Welle” citon rastin e Gottfried Martens, pastor i Kishës së Shën Triadhës, një kishë e pavarur evangjeliste-luterane në Berlin, i cili rrëfen sesi fillimisht në vitin 2008 ia kanë kërkuar një gjë të tillë dy refugjatë nga Irani.


Në rrjedhën e viteve, numri i atyre që afroheshin me dëshirë për të ndryshuar fe erdhi në rritje, e sot, kisha e tij ka qindra besimtarë që ndjekin meshën në gjermanisht e persisht.

Përgjithësisht, të konvertuarit aty janë gjermanë dhe iranianë. Disa prej tyre janë refugjatë që sapo kanë ardhur, e që janë ftuar nga të krishterë të tjerë në Gjermani, por ka “edhe mjaft të tjerë, të cilët kanë pasur kontakte më parë me fenë e krishterë në vendet ku jetonin”.

Dyndja më e madhe e konvertimeve, sidoqoftë shënohet pas mbylljes së itinerarit ballkanik, gjatë krizës së refugjatëve në vitin 2015 e 2016. “Asokohe kemi pasur deri në 250 vetë në kurset përgatitore të Kishës së Trinitetit”, thotë pastori, transmeton tch.

Edhe kishat e tjera, si ajo evangjeliste e landeve dhe kisha katolike, shënojnë rritje të numrit të pagëzimeve, megjithëse konvertimet nuk kalohen nëpër regjistra. Një vendim i tillë nuk vjen pa pasoja për besimtarët, që ekspozohen kështu ndaj qëndrimeve armiqësore të ndjekësve të besimit të mëparshëm.

Në vendet e origjinës, si Irani apo Afganistani, ata i pret përndjekja, e mbase edhe vdekja, ndërsa në Gjermani ka rregullisht raportime për sulme ndaj të konvertuarve.

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori