Gjermani i arrestuar kishte material propagandues për ISIS

Në banesën e një shtetasi gjerman që policia e arrestoi të mërkurën si i dyshuar se në banesë mban eksploziv si dhe ka planifikuar sulm në festivalin që do të mbahet në qytetin Eisenhüttenstadt, ka gjetur material që propagandon ISIS-in.
Këtë e ka thënë për kanalin televiziv RBB shefi i Policisë regjionale Hans Jurgen Merke, transmeton Reuters.
Policia nuk ka gjetur planet për sulme por ka gjetur mjete piroteknike, uniformë kamuflazh si dhe materiale tjera që propagandon ISIS-in.
Siç thuhet i arrestuari ka lidhje me sektin salafist.
Nga
Telegrafi
18/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































