LAJMI I FUNDIT:

Gjermanët kërkojnë zgjedhje të reja dhe qeveri teknike në Maqedoni

Gjermanët kërkojnë zgjedhje të reja dhe qeveri teknike në Maqedoni

Portali i Mendjelirëve citon sekretarin shtetëror të MPJ-së gjermane, Michael Roth, të ketë thënë se gjendja e tanishme në Maqedoni është shqetësuese, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për deputetin e CDU-CSU-së, Thorsten Frey, tërheqja e vendimit për falje ka sjellë lehtësim, që nënkupton se është plotësuar njëra nga kushtet kyçe të çbllokimit të krizës politike në Maqedoni.


Sipas tij, është me rëndësi që sa më shpejtë të ketë zgjedhje, ndërkaq deri në organizimin e tyre, të formohet një qeveri teknike, e cila do të ndihmojë në formimin e një qeverie të re, e zgjedhur në mënyrë demokratike, duke mos harruar çështjen e emrit me Greqinë./telegrafi/