LAJMI I FUNDIT:

Gjermanët dashurohen me Korçën, të kënaqur me mikpritjen, ushqimin e çmimet

Gjermanët dashurohen me Korçën, të kënaqur me mikpritjen, ushqimin e çmimet

Sezoni veror orienton turistët drejt plazheve në qytetet bregdetare të vendit, por Korça mbetet sërish destinacion për turistët e huaj.

Gjatë fundjavës, një grup turistësh gjermane, të organizuar në grupe ishin ndalur në Korçë.

Ata shprehen të mrekulluar me atë që gjejnë në këtë pjesë të Shqipërisë.


“Vij nga Gjermania, nga Frankfurti, jam në Shqipëri sepse me pëlqen ky vend. Më parë ishte pak vështirë të vije këtu, tani është më lehtë dhe kam marrë e shokët e mi me vete”, thotë një turist.

“Jam nga Gjermania, dua të zbuloj vendin tuaj të bukur, të kuptoj kulturën tuaj mahnitëse, shoh Korçën dhe ky qyteti është shumë i bukur. Çmimet janë shumë të lira. Do vij patjetër përsëri”, shprehet një tjetër.

Në vitin 2022 qarkun e Korçës e vizituan mbi 90 mijë turistë. Pritet që këtë vit numri i tyre të kapërcejë shifrën e 100 mijë turistëve./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori