LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që nuk ju tregojnë për produktet që bleni!

Gjërat që nuk ju tregojnë për produktet që bleni!

Kur zgjedhim të blejmë një produkt të caktuar, ne kërkojmë produkte me vlerë, të cilat janë të shëndetshme, të shijshme, transparente në mënyrën e prodhimit, të kualitetit të lartë dhe të sigurta.

Tani, ne jemi më mirë të informuar rreth ndikimit të ushqimit në shëndetin tonë dhe jemi më të kujdesshëm në përzgjedhjen e produkteve, duke u munduar të marrim ato të cilat nuk përmbajnë përbërës të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin tone, si vaj palme, yndyrna të hidrogjenizuara, të pa modifikuara gjenetikisht, pa ngjyra artificiale, etj.

E vërteta është se të gjithë duam të konsumojmë produkte me vlera dhe të kualitetit të lartë. Por si ta kuptojmë nëse një produkt ka këto veçori? Përgjigja do të ishte përmes përshkrimit të përbërësve të produktit që ofrohet nga kompania dhe informata shtesë rreth mënyrës sesi është prodhuar një produkt i caktuar, e që në shumicën e produkteve nuk mundë ta hasni, më poshtë keni një shembull se si do të duhej të dukej një produkt transparent dhe me vlera të larta ushqyese dhe të shëndetshme


Të dhëna të tilla, si përbërësit, origjina, siguria dhe vlerat e një produkti mund t’i gjejmë vetëm nëse kompania është transparente me konsumatorët. Kështu, ne e kemi të lehtë të dimë se çka po konsumojmë dhe për ndikimin pozitiv ose negativ të atij ushqimi në shëndetin tonë.

Por ne si konsumator duam të dimë edhe më shumë. Ne dëshirojmë produkte që vijnë nga kompani që trajtojnë punëtorët e tyre në mënyrën e duhur dhe nuk përdorin paketime që dëmtojnë ambientin. Kompani të tilla na bëjnë të kuptojmë se ato nuk kanë për qëllim vetëm fitimin, por edhe të ofrojnë vlerë për konsumatorët. Fakti se këto kompani janë transparente për mënyrën e prodhimit të një produkti, përmbajtjes së tij dhe distribuimit, na lë të kuptojmë se ata nuk kanë diçka për të fshehur dhe është më e lehtë për ne të konsumojmë një produkt të tillë.

Ja një shembull i transparencës dhe vlerës nga një prej brendeve më të fuqishme në europë.

Kur një kompani është transparente rreth produkteve të tyre,ne dimë se si ushqimi të cilin dëshirojmë ta blejmë rritet, trajtohet, transportohet, prodhohet dhe paketohet. Në këtë mënyrë ne ndihemi të sigurt me produktet që blejmë, pasi që mund të vendosim lehtë se cili produkt është i sigurt dhe cili nuk është i sigurt. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar