LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që mbase do të duhej t’i dini për vagjinën tuaj

Gjërat që mbase do të duhej t’i dini për vagjinën tuaj

Sa dini për vagjinën tuaj?

Po, ju mbase mund të keni një pseudonim për të ose e dini se sa kënaqësi por edhe sa dhimbje sjell. Por a i dini gjërat kryesore që ndodhin aty poshtë?


Edhe pse të gjitha damat kanë vagjinë, pyetja është se sa ato dinë për të. Nëse nuk keni mike të besueshme me të cilën mund të këmbeni përvojat seksuale, këtu mund të mësoni disa nga gjërat më të rëndësishme të vagjinës suaj!

Supozojmë se do të habiteni pasi të lexoni disa informacione në lidhje me organin “mirë të njohur” për ne, transmeton Telegrafi.

Le të shkojmë me radhë…

Prezervativi nuk ju mbron nga disa sëmundje seksualisht të transmetueshme

Nuk është inkurajuese, mirëpo është arsye përse seksi me mashkullin e panjohur nuk është ide edhe aq e mirë. Nëse keni pasur kontakt me lëkurë të infektuar në fshikëz urinare apo në qime, akoma mund të jeni burim infektimi.

Bëni seks

Kjo zakonisht ka të bëjë me femrat në menopauzë, mirëpo vagjina “e papërdorur” mund të krijojë inde të brishta, madje edhe vagjina do të zvogëlohet, gjë që mund ta bëjë seksin të vështirë dhe të dhembshëm.

Shumica e femrave nuk mund të përjetojnë orgazmën nga penetrimi

Nuk keni humbur kurrfarë përvoje të veçantë nëse nuk keni përjetuar orgazëm vetëm nga penetrimi. Shumica e femrave kurrë nuk e kanë përjetuar, mirëpo akoma kanë jetë të kënaqshme seksuale.

Këshillë e zakonshme që të gjeni pikën-G

Pika-G ekziston te secila femër, por në vende të ndryshme, andaj mos u frustroni nëse që në fillim nuk mund ta gjeni tuajën. Zakonisht, është diku pranë murit të parë të kanalit vagjinal. Disa femra mund ta gjejnë duke vënë gishtin në pozitën “eja këtu” dhe duke lëvizur lart-poshtë derisa të gjendet vendi.

Vagjina juaj nuk është e thënë të ketë aromë trëndafili

Vetëm për atë që ekzistojnë qindra produkte të cilat ndihmojnë që vagjina juaj të jetë e pastër dhe “e aromatizuar”, kjo nuk do të thotë që mu kjo është ajo që e dëshirojnë meshkujt. Nëse ju pëlqejnë produktet e këtilla – okej. Mirëpo mos i përdorni nëse nuk jeni vetë të sigurta.

Testi-Papa mund të zbulojë vetëm një lloj kanceri

Ky test, është ekzaminim mikroskopik i qelizave të marra nga qafa e mitrës. Nuk mund të zbulojë kancerin në vezore apo në zorrën e trashë. Nëse jeni të brengosura për ndonjërën nga këto, kërkoni ndihmë nga mjeku.

Si është vagjina juaj e ndryshme nga të tjerat?
Lexo po ashtu Si është vagjina juaj e ndryshme nga të tjerat?

Nevoja për lubrifikantë është normale

Shumë femra kanë probleme me mungesën e lubrifikantëve natyralë. Mos u ndieni keq dhe mos ngurroni, por kërkoni ndihmën e lubrifikantëve.

Gjëja për të cilën askush nuk dëshiron të bisedojë…

Zërat të cilët dëgjohen sikur lëshim i ajrit i cili del nga vagjina apo e ashtuquajtura pordhë vagjinale. Nëse ju ndodh kjo gjë, mos mendoni që partneri juaj do të mendojë që me ju diçka nuk është në rregull.

Me siguri ka pasur rast të dëgjojë këtë gjë. Kjo ndodh kur ajri shtyhet në vagjinë gjatë marrëdhënies seksuale, ndërkaq me ndërrimin e pozitës del jashtë. Nëse ju ndodhë kështu vetëm injorojeni dhe vazhdoni aty ku keni mbetur. /Telegrafi/