LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që duhet t’i dini për rënien e flokëve te femrat

Gjërat që duhet t’i dini për rënien e flokëve te femrat

Përderisa rënia e flokëve më shumë vërehet te meshkujt, edhe femrat janë viktima të rënies së flokëve

Por, cilat janë gjërat që duhet t’i dini për këtë fenomen te femrat?

Gjenetika luan rol të rëndësishëm

Femrat mund të trashëgojnë gjene nga dy prindërit, të cilat i bëjnë ato më të prira ndaj rënies së flokëve. Përderisa ka një numër të madh të faktorëve që luajnë rol në rënien e flokëve, gjenetika mbetet më i forti nga të gjithë, transmeton Telegrafi.

Hormonet janë pjesë e problemit

Ndryshimet në nivelet e hormoneve janë gjithashtu shkaktar i rënies së flokëve. Nëse e keni kryer fazën e menopauzës, atëherë nuk është e pazakonshme që flokët t’i keni më të holla. Femrat me nivele të larta të testosteronit janë më të prira të kenë probleme me rënie të flokëve.

Rënia e flokëve mund të jetë shenjë e një sëmundje të fshehur

Ndryshe nga meshkujt, rënia e flokëve te femrat mund të shkaktohet edhe nga ndonjë sëmundje. Nëse ia arrini ta gjeni shkaktarin e problemit, atëherë me shumë gjasë rënia e flokëve do t’ju zvogëlohet ose do të ndalet fare.

Stresi i keqëson gjërat

Periudhat e stërzgjatura me stres mund të shpijnë në ndryshime hormonale, gjë e cila i bën flokët më të holla.

Proteinat janë të rëndësishme

Flokët tuaja përbëhen nga keratina, e cila është proteinë natyrale. Duke u siguruar se dieta juaj mban sasi të larta të proteinës, ju do të keni flokë të shëndetshme dhe të forta. /Telegrafi/