LAJMI I FUNDIT:

Gjëra argëtuese për të bërë ndërsa gjithçka është e mbyllur gjatë periudhës së Coronavirusit

Gjëra argëtuese për të bërë ndërsa gjithçka është e mbyllur gjatë periudhës së Coronavirusit

Koncertet janë anuluar. Muzetë dhe teatrot janë të mbyllura

Coronavirusi dhe distanca sociale, po e bën më të vështirë për të planifikuar aktivitetet e fundjavës. Megjithatë kjo nuk do të thotë që nuk mund të argëtoheni akoma, transmeton Telegrafi.

Më poshtë gjeni disa mënyra për të kaluar kohën:

Viziton muzetë virtuale në mbarë botën

Muzetë në të gjithë rajonin dhe globin janë mbyllur përkohësisht për shkak të Coronavirusit. Por, falë Google Arts & Culture, ju ende mund të eksploroni qindra prej tyre virtualisht.

Nga Muzeu Van Gogh i Amsterdamit deri në Muzeun Kombëtar të Artit Modern dhe Bashkëkohor të Seulit deri në Muzeun Kombëtar të Antropologjisë të Meksikës, më shumë se 500 muze dhe galeri u bashkuan me Google Arts & Culture për të ofruar një vështrim brenda dyerve të tyre.

Largoni stresin me stërvitje në shtëpi

Stërvitjet më të mira që do ju ndihmojnë që deri në verë të jeni më të formuara, i gjeni duke klikuar këtu.

Krijoni një piknik brenda me ushqim nga restorani juaj i preferuar

Ndërsa tani nuk është koha për të planifikuar një darkë në grup në restorantin tuaj të preferuar, kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të shfletoni menutë nga larg. Opsionet për shpërndarjen mbeten të disponueshme në të gjithë rajonin. Shoferët do të telefonojnë ose shkruajnë kur të arrijnë dhe të lënë porosi në një vend të sigurt për të tërhequr klientët.

Lexo një libër

Ndërsa bibliotekat janë të mbyllura, ju mund të keni qasje në materialet e leximit online ose mund t’i porositni librat dhe t’i lexoni kur të arrijnë.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori