0Shares

Reporterët që merren me makinat e reja, e kanë fotografuar modelin e ri Kia Soul gjatë procesit të testimit.

Megjithëse kishte një mbulesë për kamuflim, vetura që i përket gjeneratës së tretë, nuk ndryshon shumë prej paraardhëseve që kishin stil të veçantë, transmeton Telegrafi.

Ajo çfarë bie në sy, janë dritat dyshe që ngjajnë shumë me modelet e reja nga Hyundai, që është një prej rivalëve kryesor.

Fakti që testohej në terrenet me borë, besohet se do të jetë makinë që përballon të gjitha terrenet.

Meqenëse modeli i fundit me 1.6-litra, që prodhon 160 kuajfuqi është treguar shumë efikas, i njëjti sistem pritet të bartet edhe te makina e re. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)