LAJMI I FUNDIT:

Gjenerata e tretë e Volkswagen Tiguan arrin në treg vitin e ardhshëm 

Gjenerata e tretë e Volkswagen Tiguan arrin në treg vitin e ardhshëm 

Kur u lansua në vitin 2007, Tiguan ishte gjetje e madhe për Volkswagenin, kështu që nuk është për t’u habitur se pavarësisht elektrifikimit të gamës do të ketë modelin e ri.

Gjenerata e tretë e Tiguan do të duhej të prezantohej në kah fundi i vitit të ardhshëm. Prototipi i parë tashmë është kapur “nga objektivi” i auto-paparacëve, duke ua lehtësuar punën atyre që po ngacmojnë imagjinatën se si do të mund të dukej Tiguani i ri, transmeton Telegrafi.


Duket se do të jetë një kombinim mes elementeve të dizajnit të gjeneratës së fundit të Golfit dhe crossoverit elektrik ID.4, pavarësisht se këto detaje janë të mbuluara me maska në prototip.

Përveç dizajnit të ri të pjesës së përparme, pritet të ketë dimensione më të mëdha – por edhe një pamje akoma më atraktive.

Gjykuar nga pamjet, Volkswagen më nuk do të ketë gypa në pjesën e pasme që shërbejnë për nxjerrjen e gazrave, por tani do të jetë vetëm një mbrojtës plotësisht i mbyllur.

Misteri më i madh i kësaj veture mbetet enterieri. E duke marrë parasysh se do të ketë dimensione më të mëdha, ka gjasa që të prezantohen dy versione – ai me pesë ulëse dhe me shtatë.

Sa i përket motorit – do ta ruaj atë nga njësia SUS, por që do të plotësojë normat e Euro 7. Në kulmin e ofertës do të jetë varianti sportiv R. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?

Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?

Auto
Kalo në kategori