LAJMI I FUNDIT:

Gjenerata e re Audi R8 do të fuqizohet vetëm me motorë elektrikë

Gjenerata e re Audi R8 do të fuqizohet vetëm me motorë elektrikë

Ingolstadt ka konfirmuar se gjenerata e ardhshme e modelit supersport R8 të Audi nuk do të fuqizohet nga një motor me djegie të brendshme.

Askush nuk është i befasuar nga vendimi i fundit i Audi, sepse kompania gjermane e makinave ka disa vite që përmend se gjenerata e ardhshme e modelit supersport R8 do të fuqizohet vetëm nga motorët elektrikë dhe një version hibrid.


Ende nuk është bërë e ditur se kur do ta shohë dritën e diellit Audi R8 elektrik, por dihet se deri në vitin 2025 Audi do të ketë të paktën 20 modele në ofertën globale që do të ushqehen vetëm me energji elektrike.

Prodhimi i motorit me djegie të brendshme do të zgjasë më së voni deri në vitin 2033 dhe të gjitha modelet e reja të Audi që do të prezantohen nga viti 2026 do të mundësohen vetëm me energji elektrike.

Me modelin konceptual PB18 e-tron të prezantuar më parë, Audi ka treguar se si mund të duket në thelb një gjeneratë e tretë R8. /Telegrafi/