LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali i Ushtrisë Amerikane: Bashar al-Assad e fitoi luftën

Gjenerali i Ushtrisë Amerikane: Bashar al-Assad e fitoi luftën

Duket se ka disa ndryshime, apo diferenca në politikën e jashtme amerikane, e cila që nga ardhja në pushtet e Donald Trump, po flet me disa zëra. Largimi i Tillerson nga posti i Sekretari i Shtetit është një shenjë se qasjet e Donald Trump nuk përtypen dot kollaj, ndërkohë që një tjetër sinjal i tillë ka ardhur kësaj radhe nga ushtria.

Kreu i Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane, gjenerali me katër yje, Joseph Votel, ka deklaruar para Senatit amerikan, përcjell Telegrafi, se marrëveshja bërthamore me Iranin është e dobishme pasi ajo ka adresuar një kërcënimet kryesore që vijnë nga Irani. Ai ka dëshmuar para Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura po atë ditë që Trump shkarkoi Rex Tillersonin.


“Do të kemi shqetësime në rajon për mënyrën sesi ne mendojmë të adresojmë këtë kërcënim të veçantë nëse kjo nuk bëhet përmes marrëveshjes… Në këtë moment mendoj se marrëveshja është në interesin tonë”, tha Votel.

Mendimi i tij i kundërvihet kështu pikëpamjes së Presidentit Trump që ka kërcënuar të tërhiqet nga marrëveshja që u negociua mes SHBA, Iranit dhe pesë fuqive të tjera.

Por ndoshta pohimi më i rëndësishëm i Votel, që përgjigjet për situatën në Lindjen e Mesme, është ai për situatën në Siri.

Sipas tij, presidenti sirian, Bashar al-Assad, e ka fituar luftën civile dhe në këto kushte gjenerali ka rekomanduar komunikim diplomatik dhe dialog me Rusinë dhe Iranin.

“Sigurisht ne do të bëjmë çfarë do të na kërkohet, por unë nuk rekomandoj një gjë të tillë në këtë pikë ku kanë arritur gjërat”, tha ai duke iu referuar një përballjeje ushtarake.

I pyetur nga senatori Lindsay Graham nëse është e tepruar të thuhet se “Assad e ka fituar luftën me ndihmën e Rusisë dhe Iranit”, Votel tha se “Nuk mendoj se kjo është një deklaratë e tepruar”.

I pyetur sërish nëse politika amerikane në Siri duhet të vijonte me largimin e Assad nga pushteti si objektiv, Votel tha se “Nuk e di që kjo të jetë politikë e veçantë jona në këtë pikë. Fokusi ynë mbetet mundja e ISIS”.

Mesazheve të Votel i kanë pasuar si lajme disa të dhëna se SHBA po planifikon bombardimin e Damaskut. Lajmi ka dalë në media si pasojë e një reagimi të Kremlinit, që pretendon se ka të dhëna sekrete se SHBA do të provokojë një pretekst për përdorim armësh kimike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa
Kalo në kategori