Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se ka në këtë komunë ka dëme të mëdha nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
Latifi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se që nga orët e hershme të mëngjesit janë duke u ballafaquar me gjendje të rënduar, e për këtë qëllim kemi formuar edhe Shtabin Emergjent të komunës së Rahovecit.
Ai ka kërkuar përkrahjen urgjente të Qeverisë.
Lexoni të plotë postimin:
Dëme të mëdha nga vërshimet dhe përmbytjet në Rahovec, kërkojmë përkrahjen urgjente të Qeverisë
Që nga orët e hershme të mëngjesit jemi duke u ballafaquar me gjendje të rënduar, pas reshjeve të shumta të shiut, e për këtë qëllim kemi formuar edhe Shtabin Emergjent të komunës së Rahovecit, i cili është mbledhur, sot në orën 10:00.
Përmbytjet nga ujërat dhe pasojat që kemi në shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira dhe objekte publike, bujqësi etj. i kemi parë nga afër në shumë zona të komunës sonë, posaçërisht, në: Fortesë, Sapniq, Ratkoc, Malësi e Vogël, Gexhë, Celinë, Xërxë, Dejnë, Krushë e Madhe, Nagac, Çifllak, Hoçë e Vogël, Dobidol …etj.
Me vendimin tim do të formohen komisione të veçanta të vlerësimit, të cilat do të regjistrojnë dëmet e mëdha si në: amvisëri, ekonomi të shumta familjare e biznese, bujqësi dhe infrastrukturë publike. Po bëjmë krejt çka është e mundshme si komunë, e pas hartimit të raporteve të vlerësimit, do të kërkojmë nga institucionet qendrore në Prishtinë përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve.
Derisa moti të përmirësohet, probleme të tilla do të mund të na përsëriten, andaj bëjmë thirrje që rastet tuaja t’i adresoni në këtë numër emergjent:
*029-277-555- Njësia e zjarrfikësve-Rahovec
Drejtoria e Shërbimeve Publike me Njësinë e Zjarrfikësve, Drejtorinë e Bujqësisë, Stacionin Policor Rahovec, kompanitë e kontraktuara nga komuna jonë dhe ekipet e shumta vullnetare, janë duke punuar pandërprerë, në mbrojtje të qytetarëve dhe pronave të tyre si dhe për evitimin e rrezikut nga vërshimet, si dhe sanimin e pasojave. Nëse vazhdojnë reshjet me intensitet të lartë, dëmet mund të jenë edhe më të mëdha.
Si Kryetar i Komunës shpreh shqetësimin tim për situatën e krijuar dhe kërkoj ndihmë nga Qeveria për ta tejkaluar më lehtë gjendjen momentale, e për t’i kompensuar dëmet e mëdha të cilat do të dihen pas vlerësimit nga ana e komisioneve tona, të cilat do t’i evidentojnë ditëve në vijim.
Njëkohësisht, ju bëj thirrje qytetarëve të rrisin kujdesin dhe mos të lëvizin në pikat ku ende ka pasiguri dhe rrezik.
Ne jemi në terren dhe brenda kapaciteteve tona do të veprojmë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tentativa e tretë për konstituim të Kuvendit, çfarë do të ndodhë sot në seancë?

Vrasje në tentativë në Prizren

Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Aksidenti në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe tetë të lënduar

Qorrolli: Dehari iu bind letrës së presidentes, s’mund të votohej raporti

Sot protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës, grupi "Asnjë cent më shumë" paralajmëron ashpërsimin e tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ylli spanjoll lë anash Arsenalin dhe i jep prioritet kalimit tek Real Madridi

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

Sa janë të vërteta pretendimet për "traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19"?