LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e shtatzënës që u aksidentua mbrëmë në rrugën Ferizaj-Shtime, vazhdon të jetë kritike

Gjendja e shtatzënës që u aksidentua mbrëmë në rrugën Ferizaj-Shtime, vazhdon të jetë kritike
Foto: Arkiv

Gruaja shtatzënë e cila u aksidentua mbrëmë në rrugën Ferizaj-Shtime vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën. Ajo është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv Qendror në Qendrën Kliniken Universitare të Kosovës (QKUK).

Për gjendjen e saj për Telegrafin foli mjeku kujdestar, Mentor Alimusa, i cili tha se ajo ka pësuar politraumë.

“Gjendja e saj vazhdon të jetë kritike për jetën. Ka pësuar politraumë, pra lëndime të rënda në mushkëri, këmbë, dorë dhe abdomen”, deklaroi Alimusa.

Aksidenti ku humbën jetën katër persona, Policia: Drejtuesi i njërës veturë ka humbur kontrollin
Lexo po ashtu Aksidenti ku humbën jetën katër persona, Policia: Drejtuesi i njërës veturë ka humbur kontrollin

Ndërkaq, sa i përket fetusit, ai tha se momentalisht gjendjen e ka stabile, por varet nga gjendja shëndetësore e nënës.

“Sot e ka vizituar gjinekologu dhe momentalisht gjendja është stabile. Megjithatë, varet nga gjendja shëndetësore e nënës”, u shpreh tutje Alimusa lidhur me gjendjen e fetusit.

Ndryshe, në aksidentin tragjik që ndodhi në hyrje të Shtimes humbën jetën katër persona, ndërsa të lënduar mbetën gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj.

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik

Sipas policisë, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga tri veturat e përfshira për arsye deri më tani të panjohura, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur dy veturat tjera, të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka njoftuar se njëri nga viktimat është 21-vjeçar, tjetri 23-vjeç derisa dy viktimat tjera janë të moshës rreth 40 vjeçar.

Lidhur me aksidentin tragjik ka reaguar kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, duke e ka quajtur të mërkurën ditë të kobshme. Ai shprehur ngushëllime për humbjen e katër të rinjve.

“Me keqardhje dhe pikëllim të madh po ndjek lajmet për aksidentin tragjik të ndodhur në hyrje të komunës së Shtimes, ku humbën jetën katër të rinj. Familjarëve të viktimave iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta kurse lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt”, është shprehur Aliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori