LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e refugjatëve në qendrat tranzitore Tabanoc dhe Gjevegjeli

Gjendja e refugjatëve në qendrat tranzitore Tabanoc dhe Gjevegjeli

OJQ “Legis”, e cila kryen monitorim të qendrave tranzit për refugjatë në Tabanoc dhe Gjevgjeli informoi se për momentin në të dy kampet ka 25 persona, por numri ndryshon në bazë ditore. Personat që vinë në kamp kalojnë përmes kufirit jugor dhe qëndrojnë nga dy deri më tre ditë varësisht prej asaj se a kanë nevojë për kujdes mjekësor ose të kërkojnë azil ose mbrojtje të përkohshme.

Por, kërkesa të tilla nuk janë regjistruar edhe krahas paranojës së krijuar para zgjedhjeve në Maqedoni për qëndrimin e tyre afat gjatë në vend. Sipas kësaj organizate joqeveritare, në këto qendra për refugjatë ka kushte të kënaqshme për jetesë, nxemje, objekte sanitare, kuzhina, hapësira për rekreim të fëmijëve, kujdes mjekësor dhe veshje.

Por, për shkak të mungesës së socializimit disa nga banorët e kampeve ballafaqohen me depresion sepse ndodhen në kamp për 4-5 muaj, ndërsa dalja nga kampi lejohet vetëm nën shoqërim, gjegjësisht kanë të kufizuar lirinë e lëvzijes./Telegrafi/