LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e mjerueshme e mbikalimit te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë – komuna ia hedh fajin Ndërmarrjes Publike Banesore për mosmirëmbajtje

Gjendja e mjerueshme e mbikalimit te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë – komuna ia hedh fajin Ndërmarrjes Publike Banesore për mosmirëmbajtje

Kanë kaluar më shumë se gjashtë vjet që kur është ndërtuar mbikalimi afër Shkollës së Mjekësisë “Ali Sokoli” në kryeqytet, e kjo me qëllim që të mos rrezikohet  jeta e qytetarëve nga veturat.

Mirëpo qëllimi i tij nuk është i realizuar në tërësi,  sepse ky mbikalim në atë zonë është shumë pak i frekuentuar nga vetë qytetarët e Prishtinës.


Gjendja e këtij mbikalimi nuk është aspak e mirë. Ekipit i Telegrafit ka vizituar këtë mbikalim ku në shihet sasi e madhe mbeturinash, dhe kundërmon aromë shumë të keqe gjë që pamundëson edhe kalimin në të.

Në lidhje me këtë temë asistentja për komunikim në Komunën e Prishtinës, Arlinda Kastrati tha për Telegrafin se me vendim të Kuvendit të Komunës, ky nënkalim është në përgjegjësi të Ndërmarrjes Publike Banesore, dhe se për këtë arsye nuk është i përfshirë në planin e rregullt për mirëmbajtje të tij nga komuna.

“Mbikalimi te Shkolla “Ali Sokoli” me vendim të Kuvendit të Komunës së Prishtinës i është dhënë në shfrytëzim Ndërmarrjes Banesore. Prandaj ne si Drejtori nuk e kemi paraparë në planin për mirëmbajtje të rregullt. Ne edhe përkundër këtij fakti e kemi pastruar shumë herë edhe pse kjo me vendim është në përgjegjësi të Ndërmarrjes Banesore”, tha Kastrati.

Në kuadër të kësaj Kastrati tutje shton që organet e sigurisë duhet të merren me gjendjen e këtij mbikalimi. Kjo sepse sipas saj aty mund edhe te qëndroj dikush , pasi gjenden gjurmë të zjarrit për ngrohje, në hapësirat e mbikalimit.

“Në bazë të mbeturinave që janë në këtë mbikalim ka gjurmë që dikush aty edhe rrinë, prandaj duhet që organet e sigurisë të merren me këtë, përveç tjerash aty edhe ndizet zjarri për ngrohje. Ne kemi organizuar të bëjmë pastrimin me kompaninë për mirëmbajtjen e rrugëve në atë zonë, por deri sa është në përgjegjësi të Ndërmarrjes Banesore nuk mund të përfshihet në planin e rregullt të mirëmbajtjes”, deklaroi ajo.

Ndërkaq sipas saj për t’i mbrojtur qytetarët që kalojnë në atë zonë, komuna në bashkëpunim me policinë e Trafikut, ka vendosur rrethoja metalike dhe ka rregulluar vendkalimin për këmbësorë afër mbikalimit.

“Për shkak të sigurisë së këmbësoreve në bashkëpunim me Policinë e Trafikut e kemi asgjësuar vendkalimin në rreth, ku edhe kemi vendosur pengesë nga rrethoja metalike, por kemi krijuar vendkalim më të sigurt të rregulluar me semafor shumë afër”, përfundoi Kastrati.

E kontaktuar nga Telegrafi, Ndërmarrja Publike Banesore deri në këto momente kur po raportojmë, nuk iu ka përgjigjur telefonatave e as pyetjeve të dërguara me email.

Në anën tjetër policia deklaron që vetëm gjatë vitit 2021, në afërsi të shkollës “Ali Sokoli” ku ekziston mbikalimi për këmbësorë, kanë ndodhur 21 aksidente ku prej tyre 8 prej tyre kanë pësuar edhe lëndime trupore.

“Në vitin 2021 në rreth rrotullimi ,Rrethi i Flamurit” ,në afërsi të shkollës “Ali Sokoli” ku ekziston mbikalimi për këmbësorë,  kanë ndodhur gjithsejtë 21 aksidente të komunikacionit, prej tyre 8 me lëndime trupore”, bënë të ditur policia.

Ndërtimi i këtij mbikalimi i kishte kushtuar Komunës së Prishtinës 180 mijë euro, që në atë kohë drejtohej nga LDK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori