LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur pranë banesës 35-vjeçari në Këlcyrë

Gjendet i vdekur pranë banesës 35-vjeçari në Këlcyrë

Një 35-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë pranë banesës së tij në Këlcyrë.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Luar, ndërsa shtetasi me iniciale E.P, dyshohet se është vetëvarur.


“Rreth orës 20:15, në fshatin Luar, Këlcyrë, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi E. P., 35 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Telegrafi/