LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur një 60 vjeçar në Ferizaj

Gjendet i vdekur një 60 vjeçar në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Një person në rrugën “Vëllëzrit Gërvalla” në Ferizaj është gjetur i vdekur.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar Majori nga Policia e Ferizajt, Mehmetali Hajdini.


Hajdini ka thënë se trupi i pajetë i viktimës është gjetur dje dhe se i njëjti është dërguar në IML për obduksion.

“Mund të konfirmoj se dje me datën 13.10.2020 rreth orës 07:00 jemi informuar për rastin, ku në vend të ngjarjes Shërbimet shëndetësore e kanë konstatuar vdekjen e personit në fjalë i cili ishte rreth 60 vjeçar.

Sipas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nuk ekziston ndonjë dyshim rreth vdekjes së tij, por sido që të jetë në bazë të udhëzimeve të Prokurorit kujdestar, trupin e pajetë e kemi dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për ta vërtetuar shkakun e vdekjes”, ka thënë Hajdini. /Telegrafi/