Uji i rrëmbyeshëm i lumit Drini i Zi i mori jetën një 7-vjeçareje, e cila rezultonte e zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme, kur disa fëmijë dhe një i afërm i tyre mbetën të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

Policia njofton se katër persona u shpëtuan nga shërbimet e Policisë dhe Emergjencës, ndërsa kërkimet për të miturën vijuan gjatë gjithë natës. Sot, rreth orës 09:45, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të 7-vjeçares, e cila dyshohet se është mbytur në lumë.


Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e dinamikës së saj.

“Në vijim të kërkimeve të nisura mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se disa fëmijë dhe një i afërm i tyre kishin mbetur të bllokuar, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin Drini i Zi, ku 4 prej tyre u shpëtuan nga shërbimet e Policisë dhe të Emergjencës, ndërsa një e mitur nuk u gjet, informojmë se:

Sot, rreth orës 09:45, është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të 7-vjeçares, e cila dyshohet se është mbytur në lumë.

Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë. /Tch/