LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë, rasti po hetohet

Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë, rasti po hetohet
Foto: Arkiv

Një person raportohet se është gjetur pa shenja jete të premten rreth orës 17:25 në fshatin Berevce, në Shtërpcë.

Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.


Po ashtu sipas raportit thuhet se rasti është cilësuar si “vdekje e dyshuar”.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjareve. /Telegrafi/