LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar afër Tetovës

Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar afër Tetovës

Ne lumin Vardar pranë fshatit Radiovcë të Tetovës është gjetur një trup i pajete i gjinisë mashkull.

Për momentin në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit për nxjerrjen e trupit dhe policia që po kryhen hetimet për të kuptuar shkaqet e vdekjes së personit në fjalë.


Për momentin nuk dihet identiteti dhe mosha e viktimës që është gjetur në ujërat e lumit Vardar.