LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Podujevë

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Podujevë

Një person ka informuar se derisa ishte duke punuar kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes të tipit I-9.

Rasti është raportuar të premten rreth orës 14:15, në Podujevë.


Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësia policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt.

Nuk raportohet për ndonjë incident. /Telegrafi/