Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësiti për deminim i FSK-së ka detonuar një mjet.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë, të premten në ora 10:08.


“Gjakovë  18.04.2025-10:08. Është raportuar se është hasur një mjet i dyshuar shpërthyes. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka detonuar mjetin në vendngjarje pa incidente”, thuhet në raport. /Telegrafi/